Nurellari: Megalomani Kurti e portretizon veten si Zelensky i Ballkanit! Rama i hodhi një jelek shpëtimi

Nurellari: Megalomani Kurti e portretizon veten si Zelensky i Ballkanit! Rama i hodhi një jelek shpëtimi

Politologu Adri Nurellari tha në emisionin “Arnautistan” se kryeministri Albin Kurti gënjen në mënyrë banale dhe tanimë është një lider i pabesueshëm nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, thekson ai, Vuçiç po jep sinjale që është i gatshëm të ndryshojë kursin gjeopolitik. Sipas Nurellarit, propozimi i Ramës ishte një gomone dhe një jelek shpëtimi për Kurtin, i koordinuar me ndërkombëtarët, që Kurti të dilte nga gracka me një fytyrë dhe pa kosto elektorale. "Kur e kishte shansin, kur Serbia ishte me shpatulla pas murit, duke qenë partnerja e vetme e Rusisë në Europë, në vend të shfrytëzonte atë moment ai (Albin Kurti) merrej me tabelat e aluminit! Nuk e ka shfrytëzuar periudhën ideale për të siguruar një marrëveshje finale, që siguronte njohjen e ndërsjelltë. Serbia është treguar inteligjente dhe ka ndryshuar kursin. Ka 4 rezoluta kundër Rusisë, të iniciuara nga bota perëndimore, të cilat Vuçiç i ka votuar. Kurti gënjen në mënyrë harbute dhe banale. Vendosja e barrikadave ndodhi sepse u shpallën zgjedhjet, u bë protesta nga serbët lokalë dhe u arrestua një ish-polic. U bë një lloj raprezalje nga ana tjetër dhe u vendosën barrikadat. Polici u lirua dhe Kurti tha turp që u lirua. Ndërkombëtarët thanë që lirimi ndodhi si pjesë e marrëveshjes së heqjes së barrikadave. Albini u përpoq ta shiste lirimin si një veprim me kokën e vet të drejtësisë! Ai gënjen, është bërë lider i pabesueshëm për partnerët ndërkombëtar. Vuçiç po jep sinjale që është i gatshëm të ndryshojë kursin gjeopolitik”, tha Nurellari. “Kurti ka menduar për të përfituar nga kjo situatë. Meqë është megaloman dhe do të dalë si lider ndërkombëtar, kjo është një farë dalldie e liderëve shqiptarë. Kurti ka iluzionin se mund ta portretizojë veten si Zelensky i Ballkanit, dhe Vuçiç si Putini i Ballkanit, duke e përshkallëzuar situatën në Veri. Albini do famë ndërkombëtare. Takon Macron-in dhe i flet për Revolucionin Francez. Shkon te Internacionalja Socialiste dhe u flet mbi bazat e të majtës. Nuk i pëlqejnë gjërat normale, do dramë”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy