Pallatet e shembura në Kombinat/ Familjet e dëmtuara: Gjykata na dha të drejtë, Rama dhe Veliaj po kërcënojnë gjyqtarët

Pallatet e shembura në Kombinat/ Familjet e dëmtuara: Gjykata na dha të drejtë, Rama dhe Veliaj po kërcënojnë gjyqtarët

Me anë të një letre të hapur, avokatët e familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat denoncojnë kërcënimet që sipas tyre po u bëhen gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga ana e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Banorët e disa pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 2019-s, pronat e të cilëve u shembën me vendim të Këshillit Bashkiak, kanë kundërshtuar këtë të fundit në gjykatë. Gjykata ka shfuqizuar Vendimet e Këshillit Bashkiak si akte të paligjshme. Banorët pretendojnë se shkalla e dëmtimit të pallateve ka qenë e ulët, çka përjashtonte shembjen, ndërsa bashkia ka fryrë kostot e rindërtimit në mënyrë fiktive.

Por një pjesë tjetër e proceseve vijon gjykimin në gjykatën e shkallës së parë dhe bazuar mbi provat e administruara në proces konstatohet ekzaktësisht e njëjta gjendje, me të njëjtën prognozë. Vlen të theksohet se përfundimet e gjykatës janë bazuar në prova shkresore dhe akt ekspertiza teknike të pakundërshtueshme, ku në çdo rast është konkluduar pa asnjë ekuivok se pallatet nuk janë të dëmtuar në masën që ligji parashikon shembjen e tyre, ndryshe nga sa ka pretenduar Bashkia Tiranë dhe Këshillit Bashkiak Tiranë. Në të gjitha rastet shkalla e dëmtimit ka qenë dukshëm më e ulët dhe vlera e punimeve të parashikuara nga Bashkia ka qenë dukshëm e fryrë në mënyrë fiktive.

Sipas avokatëve Dorian Matlija dhe Irena Dule, në të paktën një rast, kryeministri dhe në dy raste të tjera specifike nga kryetari i Bashkisë Tiranë që është edhe palë në këto procese gjyqësore, kanë anatemuar, akuzuar për korrupsion dhe kërcënuar gjyqtarët që kanë shfuqizuar vendimet e paligjshme të Këshillit  Bashkiak Tiranë. Ata i kanë akuzuar publikisht për korrupsion gjyqtarët e përzgjedhur me short.

Si njohës të banorëve të Kombinatit, nuk mund të mos theksojmë se ata që i janë drejtuar gjykatës kanë një nivel modest ekonomik, ku edhe përfaqësimin në gjykatë (shpenzimet avokatore) e kanë pjesërisht pro bono, madje ka edhe prej tyre që janë përjashtuar nga shpenzimet gjyqësore, për shkak të pamundësisë financiare. Të hedhësh akuza për korrupsion të gjyqtarëve nga këta banorë, në këto kushte që dihen mirë nga Bashkia Tiranë, është në rastin më të mirë dashakeqe dhe në rastin më të keq është kriminale.

Njëherazi si avokatë dhe si qytetarë ndiejmë indinjatë kur shohim se si kryeministri i vendit dhe një palë kundërshtare në gjyq siç është Bashkia Tiranë, përdorin mjete jo ligjore si propaganda në media, duke akuzuar hapur dhe kërcënuar gjyqtarët, për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Bashkia Tiranë i ka të gjitha mundësitë të përdorë mjetet ligjore, siç është ankimi në një gjykatë më të lartë.

Në letër thuhet se presioni dhe akuzat në deklaratat mediatike të ngritura nga kryeministri i vendit dhe kryebashkiaku i Tiranës janë akte intimiduese, ndikim i hapur në ushtrimin e profesionit, që në rastet konkrete po drejtohet ndaj gjyqtarëve më me integritet dhe profesionalizëm në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy