Serbia: Duam debat të veçantë në KS të OKB, për ngjarjet në veriun e Kosovës

Serbia: Duam debat të veçantë në KS të OKB, për ngjarjet në veriun e Kosovës

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do të mbahet më 10 qershor, Serbia do të kërkojë që të debatohet për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Siç përcjell gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, në këtë mbledhje do të flitet edhe rreth deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë tha se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave serbe, si dhe lidhur me fillimin e procedurave të bashkimit me Shqipërinë, për çka dialogu për normalizimin e marrëdhënieve do të çoj në ndërpreje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të premten se mungesa e reagimit të BE-së, e cila garanton marrëveshjen e Brukselit, për deklaratën e Thaçit tregon fundin e së drejtës ndërkombëtare:

“Jam absolutisht i tronditur që askush nuk e ka thënë këtë. Unë nuk pres më asgjë nga BE. Nëse ata nuk kanë reagimin e tyre, ne e dimë çfarë do të bëjmë. Është e qartë se traktatet juridike ndërkombëtare më nuk thonë asgjë, dhe nëse këto dokumente nuk zbatohen për shqiptarët, unë nuk e di se si do të mendoni se do të diskutohet në të ardhmen”, tha Vuçiç. 

Gjithnjë sipas kësaj gazete, Beogradi gjatë ditëve të ardhshme do të shqyrtojë hapat dhe kundërmasa që mund të ndërmerren ndaj Kosovës në mesin e të cilave mund të jetë ndalimi i zbatimit i të gjitha marrëveshjeve Serbi- Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy