Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Policia ndalon një 38-vjeçar, procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Policia ndalon një 38-vjeçar, procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë

Një 38-vjeçar me inicialet E.V., banues në Kurbin, është ndaluar në lidhje me protestën e opozitës para godinës së Bashkisë së Tiranës. Policia bën me dije se po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Në njoftim thuhet:

"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 21.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës". Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy