Gara për kreun e BKH/ Sefa: Kandidimi vetëm i Hajnaj, shkelje e ligjit dhe procedurës (VIDEO)

Gara për kreun e BKH/ Sefa: Kandidimi vetëm i Hajnaj, shkelje e ligjit dhe procedurës (VIDEO)

Avokati Indrit Sefa rihapjen e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku sipas njoftimit i jepet e drejta për riemërim vetëm drejtueses aktuale, Aida Hajnaj e sheh si shkelje të ligjit.

Ai tha për emisionin “FactCheck” në MCN TV, se sipas ligjit ka të drejtë kandidimi çdo person që përmbush kriteret ligjore, por në fakt rezulton se SPAK ka hapur garën vetëm për të rivlerësuar rikandidiminm e zonjës Hajnaj si drejtuese aktuale e BKH, siç thuhet në njoftim.

Drupal Ad

Në rast se e vlerësojnë si figurë që plotëson kriteret do vazhdojë dhe mandatin e dytë, për mua është shkelje e procedurës.

E drejta është për të kandiduar me të tjerë dhe jo të kandidojë vetëm me veten e vetë. Është shkelje ligji dhe shkelje e procedurës.

Drejtor në detyrë është vetëm zonja Hajnaj. Zonja Hajnaj e ka paraqitur aplikimin në KLP.

Nëse nuk plotëson kriteret zonja Hajnaj, atëherë do të hapin garën nga e para. ndërkohë që në 31 gusht i mbaron mandati.

I kanë dhënë kohë vetes, për të përmbyllur gjithçka brenda afatit.

Ne kemi shumë procedime që ka nisur SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

SPAK e sheh si veprimtari të saj edhe mënyrën si funksionon BKH.

Patjetër që zonja Hajnaj ka meritat e veta, por mund të kishte bërë dhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy