Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Një i vdekur dhe 28 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë shënuar edhe 28 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total në 1296. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2, në Veles 3 dhe në Vallandovë 1.

Një 51 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin “8 shtatori”, duke u bërë viktima e 56 nga COVID-19.

Gjithashtu, bëhet e ditur se sot janë shëruar plotësisht edhe 48 persona, pas dy testeve të njëpasnjëshme.

Tashmë është dita e tretë me rradhë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve në Maqedoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy