Kreu i Bashkisë së Bleshit është kërcënuar me armë nga një person ditën e sotme. Arif Tafani u shpreh se u kërcënua për shkak të detyrës madje ka treguar se kush ishte personi që e sulmoi, raporton "BW".
“Kanonësi është vëllai ish-kadidatit, Besjon Tafani. Më kërkoi t’i jepja 300 mijë euro ose përndryshe do të më vriste. Ai kërkoi shesh ndërtimi te bashkia e re. Më tha se i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguaja me kokën time”, u shpreh Tafani.



