Situata në PD, Basha: Ora më e errët, në 18 Dhjetor zgjedhim të ardhmen

Situata në PD, Basha: Ora më e errët, në 18 Dhjetor zgjedhim të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar mëngjesin e sotëm situatën që është krijuar në PD, teksa ka ndarë një tjetër mesazh për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen  e partisë më 11 Dhjetor.

Mes të tjerash Basha thekson se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara. Sipas tij në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.

Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më 18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy