Cikli me skulptura VIP/ Klevis Myrta rrëfen idenë dhe krijimtarinë me figurat e politikës dhe artit

Cikli me skulptura VIP/ Klevis Myrta rrëfen idenë dhe krijimtarinë me figurat e politikës dhe artit

Edhe pse duket se skulptura nuk ka për momentin një të ardhme të jashtëzakonshme në vendin tonë, megjithatë ka të rinj të talentuar që e zgjedhin artin jo vetëm si pasion, por edhe si profesion. 

Një shembull është Klevis Myrta, i riu skulptor që ka zgjedhur një formë të veçantë të artit, të shndërrojë figurat e njohura të politikës dhe artit në skulptura.

Në një intervistë për programin “Zgjohu me MCN”, ai flet për mënyrën se si lindi kjo ide dhe si janë pritur skulpturat e tij nga publiku.

Kam punuar shumë me pikturë dhe skulpturë; së fundmi kam hapur një dyqan tatuazhesh për veten. Por gjithmonë më pëlqen skulptura. 

Që kur isha i vogël kam filluar me balte, duke punuar në fshat. 
E nisa ciklin e skulpturave me figurat e njohura, fillimisht në politikë, por kam edhe nga fusha e artit, muzikës. Kam bërë VIP-a si Sali Berisha, Gida Duma, Blendi Fevziu, etj.
Personazhet që janë më të parë, janë më të lehta për t’i bërë direkt. Duke shkruar njerëz, kam fituar kërkesa të tjera. 

Kjo është hera e parë në Shqipëri që tentohet një cikël me personazhe VIP me skulptura dhe normalisht ka pasur shumë komente.

I bëj të gjitha brenda ditës, sepse i postoj çdo ditë nga një. Dhe njerëzit po i kërkojnë shumë, më thonë ‘kur do i bësh të tjerat?’. Më shumë shihen figura si e Fatos Nano dhe e Sali Berishës.

Skulptura është një medium që më pëlqen për mënyrën si i prek formën. 

Një figurë e njohur, kur i jep formë skulpturore, merr një dimension tjetër dhe pranimi nga publiku të bën të dish që jeni në rrugë të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy