Treni del nga shinat në Milano, 3 të vdekur dhe 100 të plagosur

Treni del nga shinat në Milano, 3 të vdekur dhe 100 të plagosur

Tri pasagjere femra kanë mbetur të vdekura dhe njëqind të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në periferi të Milanos.

Treni i linjës Trenord ishte nisur nga Cremona dhe do të mbërrinte në Milano. Mediat italiane raportojnë për disa persona të bllokuar mes pjesëve metalike të njërit prej vagonave.

Sipas të dhënave të para, treni ka dalë nga shinat në Seggiano di Piotello. Për shkak të aksidentit është pezulluar qarkullimi hekurudhor në linjën direkte dhe atë të ngadaltë.

Një ekip teknikësh të Rrjetit të Hekurudhave Italiane po verifikon lidhur me shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dihet se pjesa që ka dalë nga shinat ka qenë ajo e vagonave të qendrës dhe jo lokomotiva. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy