Sondazhi zbulon se sa i pranon Europa emigrantët myslimanë

Sondazhi zbulon se sa i pranon Europa emigrantët myslimanë

Vala e emigracionit që arriti kulmin në vitin 2015 në Europë nxori në pah përplasjen e kulturave. Në shumë vende të Europës, sidomos në atë veriore, kultura islame e shumicës së emigrantëve të mbërritur nga zonat e luftës u pa si e papërputhshme me atë perëndimore.

Tre vjet pasi Europa njohu një nga krizat më të mëdha të emigrantëve, gatishmëria për t’i pranuar emigrantët myslimanë nuk ka shënuar ndonjë rritje të madhe. Një studim i institutit Pew nxori se vetëm 42% e njerëzve në Europën Perëndimore besojnë se islami mund të përputhet me vlerat e tyre. Sipas sondazhit, shumica e të krishterëve të pyetur kishin tendencën për t’i refuzuar të huajt që duan të bëhen pjesë e komunitetit të tyre. 

Sondazhi i kryer në 15 vende të Europës Perëndimore nxori se 42% e popullatës në këto vende e sheh islamin si thellësist të papërputhshëm me vlerat dhe kulturën kombëtare të vendeve të tyre. 25% e tyre u shprehën se emigrantët e mbërritur nga Lindja e Mesme janë të pabesë.

Studimi gjeti një lidhje mes kristianizmi dhe nacionalizmit. Sipas tij, njerëzit më pak të lidhur me fenë janë më të hapir ndaj të huajve që vijnë nga vende të tjera dhe kanë besim tjetër.

Për më tepër, ky sondazh me 24 599 të pyetur në vende të ndryshme Europës Perëndimore, vuri në dukje se 38% ishin në favor të reduktimit të numrit të emigrantëve në vendet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy