Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga ankimimi: Procesi nuk është thjesht marrëveshje e disave

Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga ankimimi: Procesi nuk është thjesht marrëveshje e disave

Partia Aleanca Popullore nuk do të tërhiqet nga ankimi në Kolegjin Zgjedhor për listat e kandidatëve për deputetët. Pas tërheqjes nga ankimimi i Partisë Agrare Ambientaliste, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, tha se një proces ligjor konsiderohet i tillë vetëm kur vendosin gjykatat. Dojaka përshëndeti arritjen e marrëveshjes Rama-Basha, por shton se procesi nuk thjesht marrëveshje e disave.

“Përkundrazi do të të vazhdojmë pranë Kolegjit Zgjedhor me ankimimin që nuk është asgjë tjetër përveçse ankimim në mbështetje të ligjit dhe shtetit ligjor. Nuk mund të lë pa përshëndetur marrëveshjen e mbrëmshme mes kreut të PS dhe atij të PD, gjë e cila i hap rrugë gjithë procesit. Por në fund të fundit ne pas 27 viteve tranzicion ne duhet të kuptojmë se procesi nuk është thjesht marrëveshje e disave në veçanti por është një proces ligjor. Proçesi ligjor mund të quhet i tillë vetëm në momentin që vendosin gjykatat dhe e tillë është dhe dita e sotme në Kolegjin Zgjedhor ku ne presim vendimin.

PAA dhe Aleanca Popullore janë dy partitë e vetme që ankimuan në Kolegjin Zgjedhor regjistrimin e partive në KQZ. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy