Banorët e Bregut të Lumit në protestë: Nuk lejojmë shembjen e shtëpive (FOTO/ VIDEO)

Banorët e Bregut të Lumit në protestë: Nuk lejojmë shembjen e shtëpive (FOTO/ VIDEO)

Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sot në protest kundër shembjes së shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i zgjatimit të Bulevardit të Ri. Ata thonë se i kanë ndërtuar me djersë shtëpitë ku banojnë prej 25 vitesh dhe nuk kanë ku të shkojnë. Banorët thonë se në zonë janë 38 shtëpi.

“Merrni fadromën, pa 38 kufoma nuk përfundon. I kërkoj policisë të shkojë në shtëpi. Ky është një urdhër që nuk duhet zbatuar”, u shpreh një prej banorëve.  

Një numër i madh forcash policore ndoqi nga afër protestën e banorëve të Bregut të Lumit, të cilës iu bashkua edhe deputeti i LSI-së, Klevis Balliu.

“Nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ta mbrojnë shtëpinë e tyre nga ky pushtues. Është pushtetuese asgjë tjetër, iu kanë sjellë fadromat tek dera. Në çdo vend të botës ndodhin projekte por ka zgjidhje, ka banesa sociale dëmshpërblim po këta ku të shkojnë? Se nuk iu kanë dhënë asnjë zgjidhje”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy