Berisha nën hetim, reagon Meta: Urdhër politik i Ramës, qëllimi është intimidimi i opozitës

Berisha nën hetim, reagon Meta: Urdhër politik i Ramës, qëllimi është intimidimi i opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të SPAK për ta vënë nën hetim Sali Berishën, dhe për të arrestuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. 

Meta e konsideron këtë një drejtësi me regji, ndërsa thekson se qëllimi i vetëm politik është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, që ka denoncuar korrupsionin mafioz të qeverisë. 

"Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.
Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.
Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë
", shprehet Meta në një postim në "Facebook". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy