Gjermani, rritet tensioni pas përdhunimeve dhe grabitjeve

Gjermani, rritet tensioni pas përdhunimeve dhe grabitjeve

Natën e ndërritmit të viteve në Këln në Gjermani në afërsi të katedrales së qytetit, aty ku ndodhet edhe stacioni qëndror i trenit mbi 100 femra  mbetën të sulmuara seksualisht dhe shumë të tjerë u grabitën  nga të rinj me tipare arabe apo afrikano-veriore.


Kjo ngjarje ka shkaktuar panik dhe tronditje në gjithë Gjermaninë . Ministri i Brendshëm, Tomas de Maizer e kritikoi ashpër reagimin e policisë dhe deklaroi se policia duhet ta kishte ndaluar një ngjarje të tillë. Ai gjithashtu ka kritikuar dhe punën e tyre duke theksuar se nuk janë arrestuar me shumë persona se një grusht njerëzish. Ka vijuar më tej me deklaratën e tij duke thënë se pavarsisht se kush i ka kryer këto sulme, të huajt apo vendasit  janë sulme të neveritshme.

 

Ndërsa ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Heiko Mass duke thënë se ngacmimet mund të kenë qënë të kordinuar pasi si kjo ngjarje janë shënuar edhe  në Hamburg, dhe Shtutgart por në një shkallë më të vogël se në Këln.

 

Me qindra vetë , shumica gra, protestuan në afërsi të vendngjarjes për të denoncuar dhunën. Ata shfaqeshin me pankarta në duar sa të zemëruar dhe të friksuar nga sulmet aq edhe nga reagimi i vonuar i krerëve politikë.

 

Deri tani autoritetet kanë arritur të indentifikojnë vetëm tre të dyshuar në lidhje me ngjarjen dhe kanë deklaruar se autorët janë me origjinë arabe dhe të Afrikës së Veriut.

 

Ndërsa Lëvizja kundër islamizimit Pegida dhe Afd kanë deklaruar se Gjermania nuk duhet ti strehojë më emigrantët pasi kjo ngjarje vjen si pasojë e strehimit të tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy