Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca parlamentare.

Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Malaj.
“Jeni i përjashtuar nga seanca. Ju paralajmërova disa herë, refuzuar të largoheni nga foltorja edhe pse kishit fjalën të regjistruar në këtë pikë të rendit të ditës. Çlironi foltoren, të merren masa të çlirohet foltorja nga zoti Shehaj. 5 minuta pushim, merrni masa të hapet foltorja”, tha Spiropali.



