Ngjarja në Astir/ Dyshohet se në apartament me vajzën ka qenë i dashuri i saj dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Sekuestrohen dy armë

Ngjarja në Astir/ Dyshohet se në apartament me vajzën ka qenë i dashuri i saj dhe persona të tjerë të paidentifikuar. Sekuestrohen dy armë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në zonën e Astirit në Tiranë, ku policia, Forcat Shqiponja dhe ato RENEA ndërhynë për të nxjerrë nga një apartament një vajzë të re e cila pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, nga vendi i ngjarjes tha ka dyshime se vajza ka konsumuar lëndë narkotike dhe se bashkë me të dashurin e saj në apartament kanë qenë dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Drupal Ad

 

Në apartamentin përbri (i cili njësoj si apartamenti ku ishte vajza ishin marrë me qira nga i dashuri i vajzës) janë gjetur dy armë zjarri.

Është dashur ndërhyrja e repartit të posaçëm RENEA përmes ballkonit. Një grup i posaçëm kanë ndërhyrë nga ballkoni dhe dritaret e apartamentin për të liruar vajzën.

Në ambientet e brendshme është gjetur vetëm vajza, e pashoqëruar. Burime nga policia tregojnë se vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Apartamenti ishte marrë me qira nga i dashuri i saj, po ashtu dhe një apartament tjetër përbri.

Është bërë dhe një aksion nga agjentë pasi ka pasur dyshime se në apartamentin përbri gjendeshin dy armë. Pas kontrolleve të bëra janë gjetur këto dy armë. Dyshimet e grupit hetimor edhe pse do duhet më shumë kohë, kanë dyshime se vajza mund të ketë konsumuar dhe lëndë narkotike, duke mos përjashtuar pistën që gjendje e rënduar është për shkak të lëndës narkotike pasi janë gjetur disa mbetej të lëndës kokainë që janë larguar në laboratorë. Përreth 60 minuta i është dashur grupit për të ndërhyrë

Vajza është nxjerrë nga ambientet e apartamentit, ndërsa grupi ka dyshime se në apartament ka pasur dhe persona të tjerë, që nuk janë identifikuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy