Studimi: Veza është selektive, jo gjithmonë bie dakord me partnerin që zgjedh femra

Studimi: Veza është selektive, jo gjithmonë bie dakord me partnerin që zgjedh femra

Ne e përzgjedhim partnerin e jetës bazuar mbi disa karakteristika të caktuara. Por procesi i përzgjedhjes nuk ndalon këtu. Ka një përzgjedhje tjetër që shkon në nivelin e ndërveprimit mes vezës dhe spermës.

Një studim i Universitetit të Stokholmit dhe atij të Manchesterit arriti në përfundimin se vezët e femrës lëshojnë sinjale kimike për të tërhequr spermën. Vezë të ndryshme tërheqin spermën e burrave të ndryshëm - dhe jo domosdoshmërisht atë të partnerit të tyre.

"Vezët e njeriut lëshojnë kimikate të quajtura kimiotërheqës, që tërheqin spermën te vezët e pafertilizuara. Ne donim të dinim nëse vezët i përdorin këto sinjale kimike për të zgjedhur se cilën spermë të tërheqin", tha John Fitzpatrick, profesor i asociuar në Universitetin e Stokholmit.

Studiuesit ekzaminuan sesi spermatozoidët i përgjigjen lëngut folikular, i cili rrethon vezët dhe përmban elementët që tërheqin spermën. Studiuesit donin të zbulonin nëse lëngjet folikulare nga femra të ndryshme tërheqin spermën nga disa meshkuj më shumë se nga disa të tjerë.

Veza jo gjithmonë pajtohet me partnerin që zgjedh femra. Studiuesit zbuluan se vezët jo gjithmonë tërheqin më shumë spermën e partnerit të femrës në krahasim me spermën nga një mashkull tjetër.

A është kjo zgjedhja e vezës apo spermës? Profesori Fitzpatrick shpjegon se spermatozoidët kanë vetëm një funksion - të fekondojnë vezë - kështu që përjashtohet të qenit përzgjedhës.

Vezët nga ana tjetër mund të përfitojnë duke zgjedhur spermë me cilësi të lartë ose gjenetikisht të pajtueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy