Kërkoi të takohej me Papën, Vatikani refuzon Pompeon

Kërkoi të takohej me Papën, Vatikani refuzon Pompeon

Vatikani ka refuzuar takimin e kërkuar të sekretarit të Amerikës, Mike Pompeo, me Papa Françeskun. Selia e Shenjtë tha se papa nuk pranon të takohet me politikanë në periudha zgjedhore.

Ky refuzim vjen edhe pas deklaratave të Mike Pompeo-s për Kinën dhe Kishën Katolike. Si rrjedhojë, Vatikani akuzoi Pompeo-n se po përpiqej të përdorte çështjen për të fituar vota për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në fillim të shtatorit, Pompeo deklaroi se Kisha Katolike po rrezikonte ‘autoritetin e saj moral’ duke rinovuar marrëveshjet me Kinën në lidhje me me emërimin e peshkopëve.

Donald Trump merr mbështetje nga lëvizjet fetare konservatore, përfshirë votuesit konservatorë katolikë, disa prej të cilëve mendojnë se Papa Françesku është shumë liberal.  

Dy diplomatët e lartë të Vatikanit, Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin dhe Ministri i Jashtëm Kryepeshkop Paul Gallagher, thanë se Papa Françesku nuk do të presë Pompeo-n.

"Papa tashmë e ka thënë qartë se figurat politike nuk merren në periudhat zgjedhore. Kjo është arsyeja", tha Kardinali Parolin, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy