Britani, ndalohet shitja e pijeve energjike te fëmijët (VIDEO)

Britani, ndalohet shitja e pijeve energjike te fëmijët (VIDEO)

Shitja e pijeve energjike fëmijëve është ndaluar në Britani. Të pasura me nivel të lartë kafeine dhe sheqeri, këto pije janë lidhur me një sërë problemesh te fëmijët, si dhimbje koke e stomaku, hiperaktivitet, pagjumësi dhe obezitet.

Shpesh këto pije janë më të pasura me sheqer dhe më të lira se pijet e tjera joalkoolike. Sipas të dhënave të qeverisë britanike, 2/3 e fëmijëve britanikë të moshës 10-17 vjeç dhe ¼ e fëmijëve të moshës 6-9 vjeç i konsumojnë këto pije.

Nisma është mbështetur nga mësuesit dhe autoritetet shëndetësore britanike. Pritet që pas konsultimeve të përcaktohet edhe mosha nën të cilën nuk lejohet shitja e pijeve energjike (16 ose 18).

Një nismë të ngjashme ndërmori pak kohë më parë edhe Koreja e Jugut, ku pas problemeve shëndetësore të nxënësve u ndalua shitja e kafes për nxënësit e shkollave.     

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy