Rrëfimi i moderatorit Rudi Hizmo: Podcasti im po bëhet “Flakë fare”

Rrëfimi i moderatorit Rudi Hizmo: Podcasti im po bëhet “Flakë fare”

Moderatori Rudi Hizmo, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka folur për projektin e tij më të fundit, podcastin e titulluar “Flakë Fare”, i cili ka tërhequr vëmendje për formatin e tij ndryshe.

Hizmo tregoi se ka dashur të largohet nga modelet standarde të podcasteve, duke sjellë një koncept më argëtues dhe më dinamik, me konsumimin e ushqimeve shumë djegëse. 

Në “Flakë Fare”, personazhet publikë të ftuar duhet të përgjigjen në pyetje, përndryshe përballen me sfidën e konsumimit të ushqimeve shumë djegëse, çka e kthen emisionin në një “show” më spontan.

Shumica e të ftuarve janë konsumuar në formate të zakonshme. Po të bënim të njëjtën gjë si televizionet e tjera, do të përsëriteshim. Prandaj vendosa të bëjmë diçka ndryshe. 

Podcasti përmban edhe pjesë bisede të lira, ku të ftuarit ndihen më të çlirët dhe më pranë vetes së tyre reale.

 Qëllimi kryesor i emisionit, sipas tij, është të nxjerrë reagime autentike nga të ftuarit.

Hizmo zbuloi gjithashtu se formati është frymëzuar nga një koncept amerikan, i cili është përshtatur duke e bërë edhe më “djegës”. 

Zgjedhja e podcastit, erdhi edhe për shkak të lirisë që ky format ofron, larg kufizimeve të televizionit tradicional.

Zgjodha të jem i pavarur. Nuk doja më të isha pjesë e një televizioni, por të krijoja diçka timen.

Podcasti realizohet nga një ekip prej katër personash, të cilët merren me përzgjedhjen e të ftuarve, montazhin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale. 

Sot ndjehem më i gjallë dhe më kreativ sesa gjatë kohës që isha pjesë e televizionit.

Ideja e podcastit, lindi pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe u sugjerua fillimisht nga bashkëshortja dhe miqtë e tij, duke ditur pasionin e tij për ushqimet djegëse. Projekti nisi me emrin “Flakë Fare” dhe tashmë pritet të zgjerohet me formate të reja.

Sipas Hizmës, ka personazhe publikë që pranojnë ftesën për të qenë pjesë e emisionit, por ka edhe nga ata që refuzojnë ose nuk kthejnë përgjigje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy