Gerhard Lilaj rrëfen pasionin për motorët ‘offroad’: Ëndërr që nisi në fëmijëri. Tani dua t’ua  përcjellë Akademisë së fëmijëve

Gerhard Lilaj rrëfen pasionin për motorët ‘offroad’: Ëndërr që nisi në fëmijëri. Tani dua t’ua  përcjellë Akademisë së fëmijëve

Drejtuesi i shoqatës sportive motoristike “Enduro Albania” Gerhard Lilaj për shikuesit e programit të mëngjesit, tregoi për pasionin për motorët dhe aktivitetet sportive motoristike që ka organizuar brenda dhe jashtë vendit.  

Më motorin e tij gjigand enkas për gara që solli në studion e “Zgjohu me MCN”, Lilaj,  thotë se pasioni i lindi që fëmijë dhe këtë mundohet tu përcjell edhe fëmijëve me Akademinë që ka hapur për ta.

Ky motor që kam sjellë këtu, është i përshtatur për gara, është motor që e kam prej katër vitesh, është motor kampion.

Ky produkt që kemi të mbron sepse e kemi sistemin e navigimit, ti mund të jesh pilot i mirë por duhet që navigimin ta kesh perfekt. Ne lëvizim me sistem internacional dhe kemi një hartë që marrim para çdo gare.

Unë jam te kategoria më e vështirë për rally.

Ky motor kushton 13 mijë €, është model i ri. Është sport i kushtueshëm, sport luksi.

Unë e kisha ëndërr që nga fëmijëria, që 15 vjeç jam i apasionuar pas motorave ‘offroad’.

Unë garoj që prej vitit 2016 në gara kombëtare dhe ndërkombtare, dhe nga eksperienca ime nisëm që në vitin 2017 të krijonim dhe aktivitetet tona si shoqatë sportive.

Unë mundohem që pasionin për motorët tua përcjell edhe fëmijëve  përmes Akademisë së fëmijëve për të mësuar motorin, gara është pas dy muajve.

Po si lindi ideja e krijimit të shoqatës sportive motoristike “Enduro Albania”?

Në vitin 2014 unë e themelova si shoqatë dhe një grup djemsh nisëm udhëtimin tonë nëpër Shqipëri. “Enduro” realisht është fjalë ndërkombëtare që përdoret dhe ka kuptimin e “offroud”, që është “jashtë rruge”. Duke ju përshtatur emrit tonë “Enduro Albania” filloi dhe kategoria jonë e motorave për t’ju përshtatur terreneve malore, terreneve turistike dhe për të promovuar Shqipërinë. Unë e nisa në vitin 2014 dhe kjo shoqatë në vitin 2017 u formalizua, duke u bërë ligjërisht një shoqatë motoristike sepse na u desh që edhe nëpër institucione apo aktivitete që të ishim të formalizuar për të vazhduar aktivitetet tona sportive.

Ne vazhdojmë me garat dhe shumë të tjerë të apasionuar pas motorit po na bashkohen çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy