Ndarjet e emigrantëve /Aktorja Susan Sarandon në mesin e femrave të arrestuara në protestën anti-Trump

Ndarjet e emigrantëve /Aktorja Susan Sarandon në mesin e femrave të arrestuara në protestën anti-Trump

Aktorja Susan Sarandon thotë se ajo ishte një nga 575 gratë e arrestuara në protestën e mbajtur në Uashington përpara Senatit në mbështetje të emigrantëve duke kundërshtuar politikat e presidentit Trump zero tolerancë.

Arrestimi i tyre është konfirmuar edhe nga policia e cila i akuzuan protestuesit për demonstrim të paligjshëm të enjten.

Gratë po protestonin kundër politikës së migrimit të qeverisë dhe rasteve të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Aktorja, e cila fitoi një çmim Oscar për filmin "Dead Man Walking" në vitin 1996, ka luajtur gjithashtu në filmat "Thelma dhe Louise" në vitin 1991 dhe "The Witches of Eastwick" në vitin 1987, njoftoi arrestimin e saj në Twitter.

Përfaqësuesi Demokratik Pramila Jayapal, i cili u arrestua gjithashtu, e përshkroi politikën e qeverisë mbi migrimin e fëmijëve si mizor.

Aktorja së basku me “bashkëluftëtaret” mbajtën në duar pankarta duke kërkuar dhënien fund të kampeve të emigracionit gjersa mbanin në duar mesazhe “Ne kujdesemi”.

Kjo e fundit ishte një referencë ndaj xhaketës së debatuar të veshur nga zonja e parë Melania Trump gjatë vizitës së një qendre ndalimi javën e kaluar “Nuk po ma ndien, e juve?”.

Shumë prej tyre mbanin parulla me #FamiliesBelongTogether.

Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump u përball në presionin publik dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv që premtonte të "mbante së bashku familjet" në qendrat e paraburgimit të emigrantëve.

Por kritikët thanë se urdhri nuk do të trajtojë çështjen e familjeve tashmë të ndara, me vetëm 2,342 fëmijë të marrë nga prindërit e tyre ndërmjet 5 majit dhe 9 qershorit.

Sipas BBC, organizatorët kanë lajmëruar protesta të mëtejshme dhe është caktuar data 30 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy