Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për javën e 6-të në Abissnet Superiore.
Dy skuadrat vijnë me objektivin e qartë, për të marrë fitoren. Morali tek të dyja ekipet është i mirë, pasi vijnë pas fitoreve në ndeshjet e fundit të kampionatit.
Në “Air Albania”, pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, ku spektakli është i garantuar.
Pak minuta para sfidës, dy trajnerët, Colella dhe Shehi, kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
FOMRACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrik.



