Nuk ka diskutim që Shqipëria është një vend jashtëzakonisht më i mirë, madje mund të them dhe afër asaj që shumë prej nesh mund të kenë ëndërruar se do jetë.
Kështu tha kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe në emisionin “Bilardo në MCN” kur u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse është Shqipëria vendi që studentët e dhjetorit kishin ideuar dhe projektuar si ide të lirisë asokohe.
Nuk ka diskutim që Shqipëria është një vend jashtëzakonisht më i mirë, madje mund të them dhe afër asaj që shumë prej nesh mund të kenë ëndërruar se do jetë. Nuk jam me pesimizmin e asaj që dështoi projekti për demokraci. Se po ta themi kështu do duhet të mos kemi marrë parasysh vetë veten tonë. Nëse marrim parasysh veten tonë, mendësinë, si erdhëm, si u sollëm dhe pse u sollëm në këtë mënyrë dhe çfarë bazamenti kishte demokracia jonë dhe me cilën klasë intelektuale mund ta ndërtonim atë. Ne nuk na mungonte një disidencë, na mungonte kultura. Kultura duket si fjalë e konsumuar, por është fjalë e madhe. Ne në çdo aspekt na ka munguar kultura demokratike, në aspektin e eksperiencën demokratike, në aspektin e mendësisë, ushtrimit, pranimit të kundërshtarit. Nuk kishim asnjë lloj eksperience të kësaj natyre.
N.q.s. Shqipëria nuk do duhej të ishte bërë me njerëz të marrë borxh, por do bëhej me ne, atëherë ne jemi shkëlqyeshëm në çdo aspekt.
Për Gonxhen, sfida kryesore e Tiranës është trafiku dhe se e ardhmja është drejt lëvizjeve alternative pak më të pastra.
Një nga sfidat kryesore që ka Tirana sot dhe askush nuk mund ta fshehë është trafiku, mobiliteti në përgjithësi.
E ardhmja duhet të jetë drejt lëvizjeve alternative pak më të pastra që duhet të jenë ose kolektive masive.



