Koreja e Jugut/ Fëmija i famshëm i YouTube-it, një milioner i vërtetë

Koreja e Jugut/ Fëmija i famshëm i YouTube-it, një milioner i vërtetë

Boram është vetëm gjashtë vjeç, por falë popullaritetit në YouTube, jo vetëm që ka një jetë shumë të ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve që e ndjekin në rrjetet sociale, por edhe mund të përballojë investime, të cilat as guruja kibernetike më me përvojë nuk guxon t’i ëndërrojë. Me mbi 31 milionë "ndjekës", kjo vajzë e Koresë së Jugut kohët e fundit ka shpenzuar 9.5 miliardë won koreanë (rreth 7.2 milionë euro) për të blerë një ndërtesë në lagjen e modës Gangnam të Seulit.

Boram, transmeton CNN në internet, ka dy kanale të YouTube: një me 13.6 milionë anëtarë për shqyrtimin e lodrave dhe një tjetër me 17.6 milionë anëtarë, në të cilën shpërndan bloget video për të vegjlit.

Dhe për të menaxhuar suksesin e madh në internet, prindërit e fëmijës krijuan një kompani “Boram Family Company” përmes së cilës fëmija bleu pronën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy