Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Drishti: Shqipëria nuk ka kapacitet industrial për përpunimin e kanabisit

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Drishti: Shqipëria nuk ka kapacitet industrial për përpunimin e kanabisit

Qeveria shqiptare së fundmi ka miratuar pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Lidhur me efektet në aspektin mjekësor, dr.Alert Drishti, mjek toksikolog, në studion e “MCn live” pohon se është pro legalizimi të kësaj bime për përdorim mjekësor. Por sipas tij, Shqipëria nuk ka kapacitet industrial për përpunimin e kanabisit mjekësor e industrial. "Unë jam pro përdorimit për arsye mjekësore si bimë. Industria jonë farmaceutike nuk e përpunon kanabisin, të jemi të qartë. Bima e kanabisit përbën rreth 500 përbërës të cilat kanë efekte farmakologjikë të cilat mund të përdoren në fushën e mjekësisë, për përpunimin e medikamenteve dhe sigurisht edhe duke i dhënë ndihmën përkatëse pacientëve të cilët vuajnë nga sëmundja të cilët mjekimin e tyre parësor kanë dështuar. Dhe janë pikërisht këto preparate që në këto kontingjent pacientësh janë të suksesshëm". Mjeku toksolog teksa numëron efektet pozitive që mund të sjellin medikamentet në rastet e sëmundjeve të ndryshme, thotë se të nxjerrim medikamentet nga bimë kërkohet eksport për përpunimin e saj. "Ajo ka në përbërjen e vet element për qetësues dhimbjes dhe prandaj përdoret në onkologji por gjithmonë duke u përdorur si preparat të dorës së dytë. Vend tjetër ku përdoren janë epileptiket, po përsëri është e dorës së dytë, pastaj përdoret për glaukoma. Dua të theksoj faktin se jo të gjithë 500 elementet që thamë kanë efekte pozitive që thamë, por janë element që kur futen në industrinë farmaceutikë, ato ndahen nga pjesët e tjera dhe prodhohen medikamenti përkatës, sigurisht aty kemi edhe elementin Thc i cili është një psikostimulant që jep varësi. Bëhet fjalë të marri bimën e hashashit dhe të nxjerrim medikamentet dhe me ç`di unë ky prodhim hashashi është për eksport, do të çohet në vendet që do ta përpunojnë atë dhe ka vende që e përpunojnë dhe nxjerrin medikamentin nga bima e hashashit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy