Rusia nuk ka ndërmend të bisedojë me askënd mbi "formulën e paqes" të propozuar nga Vladimir Zelensky.
Gjatë një interviste për Ria Novosti, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Kievi nuk është i gatshëm për dialog.
“Është e qartë se Kievi nuk është gati për dialog. Zelensky ushqen iluzionin e marrjes, me ndihmën e Perëndimit, tërheqjen e trupave tona nga territori rus i Donbasit, Krimesë, Zaporozhzhisë dhe Khersonit, pagesën e reparacioneve nga Rusia dhe gjykatat ndërkombëtare dhe të ngjashmet. Natyrisht, do të të mos ketë bisedime në kushte të tilla”, tha Lavrov.



