Një shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në Velgana të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, është përplasur me trafikndarësen makina që drejtohej nga Frank Marku, 34 vjeç.
Për shkak të impaktit të fortë, trupi i 34-vjeçarit është gjetur disa metra larg makinës. Në mjet udhëtonte edhe një 13-vjeçar, që është jashtë rrezikut për jetën.



