Basha me drejtuesit e qarkut Shkodër: Hetim të thelluar parlamentar për investitorët strategjikë

Basha me drejtuesit e qarkut Shkodër: Hetim të thelluar parlamentar për investitorët strategjikë

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar në Shkodër me drejtuesit e këtij qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege. Basha thotë se janë të vetëdijshëm për vlerat dhe standardet që bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët. “Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike. Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy