
Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve lokale në Lezhë janë nën hetim dhe nën masa sigurie të caktuar nga gjykata. Çështja lidhet me ndërtime dhe legalizime të dyshuara të paligjshme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku disa prona dyshohet se janë tjetërsuar dhe legalizuar në mënyrë të parregullt.



