Von der Leyen: Rusia po na shantazhon, ndërprerja e gazit është skenar i mundshëm

Von der Leyen: Rusia po na shantazhon, ndërprerja e gazit është skenar i mundshëm

Një ndërprerje e plotë e gazit rus në Europë është një “skenar i mundshëm”.

Kështu tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp nga Brukseli.

Komisioni propozon që të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian të reduktojnë në baza vullnetare, konsumin e tyre të gazit natyror me 15% nga 1 gushti 2022 deri më 31 mars 2023, krahasuar me konsumin mesatar të tyre në periudhën 2016-2021.

Megjithatë, ky reduktim do të bëhet i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare, në rast se Komisioni shpall gjendje alarmi energjetik në BE, shpjegoi Ursula von der Leyen.

Rusia po na shantazhon. Rusia po përdor energjinë si armë. Prandaj, për një ndërprerje të madhe ose totale të furnizimit me gaz rus, Europa duhet të jetë gati.

E pyetur nëse vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të miratojnë shkurtimet horizontale të gazit natyror, Ursula von der Leyen u përgjigj se të gjitha vendet duhet të kuptojnë se sa të ndërlidhura janë.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të solidarizohemi edhe me gazin. Është në interesin tonë të reduktojmë konsumin përpara një ndërprerjeje të mundshme të madhe nga Rusia.

Gazprom doli të ishte një furnizues jo plotësisht i besueshëm. Nuk mund të parashikohen se çfarë do të bëjë. Ne po përgatitemi për skenarin më të keq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy