Qindra fermerë organizuan protesta në Holandë të hënën në mbrëmje duke bllokuar autostradat dhe duke ndezur zjarre.
Fermerët holandezë dhe belgë iu bashkuan të enjten valës së demonstratave të iniciuara nga francezët në janar, e cila që atëherë është përhapur në Gjermani, Poloni, Rumani, Greqi dhe Itali.
Kërkesat e fermerëve evropianë janë në thelb identike në të gjitha vendet: të ardhurat shumë të ulëta, inflacioni, konkurrenca e huaj, rritja e çmimeve të karburanteve etj.
Në përpjekje për të shuar zemërimin, Komisioni Evropian premtoi masa për të mbrojtur interesat legjitime të fermerëve në Bashkimin Europian , veçanërisht duke reduktuar barrën administrative të politikës së përbashkët bujqësore.



