
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përshëndeti gatishmërinë e Izraelit për të arritur një marrëveshje dhe tha se “i takon Hamasit ta pranojë atë”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Blinken, Matthew Miller pas një telefonate midis shefit diplomatik amerikan dhe ministrit të Mbrojtjes izraelit Yoav Gallant.

Të dy zyrtarët u takuan për të diskutuar propozimin për të arritur një armëpushim total në enklavën palestineze në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite nga Hamasi.



