E qëllojnë ndërsa ishte në makinë, 1 i vrarë në Fier

E qëllojnë ndërsa ishte në makinë, 1 i vrarë në Fier

Një vrasje është shënuar ditën e sotme në Fier.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në një mjet. Trupi i pajetë është gjetur në një makinë tip Voklsvagen me targë AA 166IY.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qendër të Fierit, afër hekurudhës. Policia thotë se viktima E. Pata është gjetur i vrarë brenda makinës së tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po bën verifikimet e para. Ndërkohë mësohet se një mjet i djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes, është gjetur disa qindra metra më poshtë, në rrugën nacionale. 

Njoftimi i policisë

Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier – Seman, në vëndin e quajtur "Qenas", në mjetin tip "Volkswagen" me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal. Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit nje 38 vjeçar i cili eshte transportuar ne spital jashte rrezikut per jeten. Në fshatin Zhupan, Fier, në vëndin e quajtur "Mbikalimi" është gjetur duke u djegur mjeti tip "Benz" me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Forca te shumta te Policise po krehin zonen ku u gjet automjeti me armet e zjarrit per te bere te mundur kapjen e autoreve. Ne te gjitha rruget qe lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur jane ngritur pika kontrolli nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy