Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tentuar të mos rrisin tensione në rajon pas përplasjes së fundit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në kufrin sirian. Zëdhenësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Mark Rajt bëri thirrje për ballafaqim të qetë dhe pa përshkallëzime.
Pentagoni nuk ka mbajtur anën e Turqisë në lidhje me avionin e dytë rus që akuzohet se ka shkelur hapësirën ruse.
Departmaneti Amerikan i Mbrojtjes, në një deklaratë të tijën, ka thënë se nuk mund të konfirmojë nëse avioni luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë të premten.
Pentagoni, thekson më tej në një deklaratë zyrtare se Moska dhe Ankaraja duhet të marrin të gjitha masat për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.



