Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës/ Presidenti i OKB-së: T'i japin paqes një shans

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës/ Presidenti i OKB-së: T'i japin paqes një shans

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po mblidhet tani ndërsa Rusia vazhdon sulmin ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid  bëri thirrje për armëpushim. Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e  dialogut për të de-përshkallëzuar sa më shpejt situatën.

Shahid ka thënë se kuvendi përfaqëson ndërgjegjen kolektive të njerëzimit dhe forca e tij është e rrënjosur në autoritetin e tij moral.

Mbani mend, të 193 vendet kanë një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit i cili ka pesë anëtarë të përhershëm, me veto dhe 10 anëtarë jo të përhershëm që mbajnë mandate dyvjeçare.

Shahid u ka kërkuar të gjitha kombeve të demonstrojnë kurajo morale dhe të përdorin debatin gjatë ditëve të ardhshme jo për "të nxitur retorikën e luftës, por për t'i dhënë paqes një shans".

Ai u kujtoi gjithashtu 193 anëtarëve të OKB-së se në vitin 1946 Lidhja e Kombeve u shpërbë për shkak të dështimit të saj për të siguruar një mekanizëm për zbatimin e sigurisë kolektive ndërkombëtare.

Ai tha se OKB-ja u themelua për të marrë masa efektive kolektive për parandalimin dhe heqjen e kërcënimeve ndaj paqes.

Diplomatët presin një votim mbi një projekt-rezolutë, e cila është ende duke u negociuar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e thirri këtë sesion pasi u pengua të vepronte kur Rusia vuri veton ndaj një projekt-rezolute të SHBA-së të premten, e cila dënonte agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave të saj nga vendi.

Draft rezoluta e AP pritet të kalojë sepse asnjë komb nuk ka të drejtën e vetos në këtë dhomë, por nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy