
Ish-ministri francez dhe manjati Bernard Tapie ka humbur jetën pas një beteje 5-vjeçare me një sëmundje të rëndë në moshën 78 -vjeçare.
Ish-ministër socialist nën Presidentin Mitterand në fillim të viteve 1990, Tapie ndërtoi një perandori sportive dhe mediatike, por ishte i njohur për një sërë skandalesh dhe probleme ligjore.
Si pronar i klubit të futbollit Olympique de Marseille ai pati sukses kur klubi fitoi kampionatin francez dhe më vonë Ligën e Kampionëve në 1993. Por më vonë, u shfaqën pretendimet për rregullimin e ndeshjeve, me Tapie në qendër të dyshimeve.
Biznesmeni u dënua me burg për gjashtë muaj në 1995 për korrupsion, mashtrim tatimor dhe keqpërdorim të aseteve të korporatave. Ai gjithashtu u ndalua të kandidojë për poste publike.
Sidoqoftë, Tapie ishte i njohur për qëndrueshmërinë e tij dhe ruajti dashurinë mes shumë francezëve.



