Aktivistja Ira Kurti tregoi në emisionin “Arnautistan” pse vendosi të rikthehej në Shqipëri pas një eksperience në Kanada dhe Jemen, ku mes të tjerash e konsideroi emigracionin një dramë të shoqërisë dhe familjes.
Kurti vë në dukje se sistemi është centralizuar në duart e dy apo tre njerëzve me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.
Kurti thekson se në Shqipëri nuk ka meritokraci, punën nuk e fiton më i zoti, dhe qytetarëve iu është hequr e drejta për referendum.
Sa herë që vija vizitoja familjen, ishte: Pse erdhe ne duam të ikim?! Kjo mua më godiste në shpirt. Sido që të jetë Shqipëria është vendi ynë, këtu jemi të lidhur, kemi forcën magnetike më të fortë dhe të dhemb. Çdo plagë e Shqipërisë të dhemb, sepse jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Unë vija vit për vit sa kisha prindërit gjallë. Drama është e shoqërisë, e gjithë familjes. Nipat dhe mbesat vuajnë dashurinë e gjyshit dhe gjyshërit dhe këta vuajnë dashurinë për fëmijët e tyre. Po nuk i dhe njeriut barazi shoqërore, jo të jemi të gjithë të barabartë se nuk jemi në regjimin e kaluar, por t’u japësh kushte të barabarta.
Të kesh meritokraci dhe punën ta marrë kush është më i zoti. Këto gjëra vuajnë dhe me sa shoh vuajnë për pikën e ujit. Nëse shohim që kemi kriza të njëpasnjëshme politike, është që ne vuajmë nga sistemi. Nga 2008 sistemi është kthyer në i centralizuar, në duart e dy apo tre njerëzve që janë kryetarët e partive kryesore. Kjo është e padrejtë. E njihni ju se kush është deputeti i zonës tuaj?! Shkëputja midis qeverisë dhe bazës ka marrë më qafë këtë vend. Është e padrejtë ta pranosh këtë realitet. Kryesorja është që na kanë hequr të drejtën e referendumit. Thonë që duhet të mblidhni 50 mijë firma, kjo është shumë e padrejtë. A kemi rënë ne dakord për Kushtetutën e 2008-ën? Jo. Kjo është e pavlefshme. Ka shumë gabime që unë gjej në Kushtetutën e vendit tim. Gabime trashanike. Objektivat e Kushtetutës thuhet që janë që t’u japë strehë të gjithë qytetarëve. Kushtetuta s’mund të ketë objektiva sepse nuk është manifest partie”.



