Të përfituara nga trafiku i narkotikëve/ Sekuestrohen hotele, prona dhe automjete në Pogradec

Të përfituara nga trafiku i narkotikëve/ Sekuestrohen hotele, prona dhe automjete në Pogradec

Prokuroria e Korçës ka sekuestruar pasuritë e Edri Buliçkës i përfshirë në trafikun e drogës dhe të familjarëve të tij. 

Sekuestrimi ka ardhur pas dyshimeve të prokurorisë se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Është vërtetuar që Buliçka të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.

Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi Buliçka deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.

Po kështu, nëna e tij, shtetasja Edlira Buliçka ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.

Prokuroria ka sekuestruar: 

-Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.
-Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;
-Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;
-Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe
-Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:
•Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
•Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
•Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:
•Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
•Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
•Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
•Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
•Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
•Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy