Moti i keq në Gjermani bllokon lëvizjen e trenave e shkakton 1 të vdekur

Moti i keq në Gjermani bllokon lëvizjen e trenave e shkakton 1 të vdekur

Furtuna "Mortimer" vazhdon të shkaktojë dëme në Europën Qendrore.

Reshje shiu dhe erëra të forta deri në 140 km/orë goditën sot Gjermaninë, duke shkaktuar një viktimë dhe bllokimin e trafikut hekurudhor në rajone të ndryshme të veriut të vendit.

Një 41-vjeçar vdiq në Saksoni-Anhalt pasi makina e tij u godit nga një pemë që u rrëzua nga erërat e fuqishme.

Linjat hekurudhore kanë ndaluar funksionimin për shkak të rënies së pemëve në Bavari dhe Baden-Wuerttemberg, si dhe në itinerarin Hamburg-Berlin dhe Berlin-Hanover.

Zjarrfikësit e Dortmundit shpëtuan 230 dele nga mbytja në një lëndinë të përmbytur plotësisht nga shiu.

"Shpëtimi ishte veçanërisht i vështirë, sepse leshi i deles ishte njomur me ujë"shpjeguan ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy