Franca pezullon një referendum lokal për emigrantët

Franca pezullon një referendum lokal për emigrantët

Kryebashkiaku i Allex, një qytezë në jug të Francës anuloi sot referendumin lokal që dëshironte të organizonte për ndërtimin nga ana e shtetit të një qendre pritëse për migrantët në territorin e komunës, gjykata njoftoi se ky konsultim ishte i jashtëligjshëm.

“Jemi përpara një papajtueshmërie të ligjeve të shtetit prandaj detyrimisht unë po e anuloj referendumin”, deklaroi gjatë një konference shtypi kryebashkiaku, Gérard Crozier.

Gjykata administrative e Grënoblës, e drejtuar nga përfaqësuesit e shtetit theksoi dje se vendstrehimet emergjente nuk janë nën juridiksionin e komunës por të Shtetit, duke e bërë paraprakisht të pavlefshëm këtë referendum. Ky i fundit ishte parashikuar të mbahej të dielën, që përkon me ditën e referendumit që do të organizohet në Hungari kundër një plani evropian për akomodimin e refugjatëve.

Autoritetet franceze kanë nisur më 13 shtator në Allex, një komunë me rreth 2.500 banorë, një qendre pritëse për strehimin e 50 migrantëve që do të zhvendosen nga kampi famëkeq i Kalesë (veri). Qeveria në fakt është angazhuar të shkatërrojë plotësisht “Xhunglën” e Kalesë, një kamp i ndërtuar me tenda përballë brigjeve angleze në kushte të mjerueshme, ku janë strehuar mijëra migrantë. I gjithë ky kontigjent migrantësh është planifikuar të shpërndahet brenda territorit kombëtar./

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy