Kim Kardashian publikoi një pikturë të cilën tha se e kishte realizuar vajza e saj, North West. Dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë të pamundur të besojnë se është realizuar nga vajza 7-vjeçare.
Piktura është një peizazh me male të bukura me borë, liqen dhe elementë të tjera të natyrës, si pemë dhe lule, ndërsa në të Kim shkruante: “Artistja ime e vogël North”.
Njerëzit nisën të komentonin nëse vërtetë North qenka jashtëzakonisht kaq e talentuar apo kjo nuk është e vërtetë.
“Nuk e besoj që familja Kardashian nuk do të shfrytëzonte aftësitë artistike gjeniale të vajzave të tyre para kësaj historie të rastësishme Insta; Kim është në kontakt me realitetin mjaftueshëm për t’u tallur me njerëzit kështu”, komentonte dikush në Twitter.
Një tjetër shkroi: “Mos e nënvlerëso aftësinë e një fëmije. Qeni im është vetëm 7 vjeç dhe pikturoi këtë dje”
“Duke folur si një artist, që i kam kushtuar artin gjithë jetës sime, kjo është padyshim brenda kufijve të aftësive të një 7-vjeçareje tek mësuesit më të mirë dhe materialet më të mira! Shumë herë mësuesit bëjnë një shembull të secilës gjë (si një degë peme vërtet reale) dhe vënë fëmijën të bëjë pjesën tjetër”, komenton një tjetër.
Kim nuk ka bërë ende asnjë reagim, ndërsa ngrihet pyetja: “A është North, Van Gogh i kohërave moderne?”.



