
Të paktën 27 persona kanë vdekur në një zjarr që shpërtheu në një minierë të vogël ari në Perunë jugore.
Ky është aksidenti më vdekjeprurës në një minierë të vetme në më shumë se dy dekada.
Në një deklaratë të lëshuar nga autoritetet vendore thuhet, zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rajonin jugor të Arequipa.
Imazhet që u shfaqën në mediat lokale dhe mediat sociale treguan shtëllunga tymi të zi që ngriheshin lartë.
Një kompani e vogël, Yanaquihua, është përgjegjëse për menaxhimin e minierës.
Peruja është prodhuesi më i madh i arit dhe prodhuesi i dytë më i madh i bakrit në botë. Sipas të dhënave nga Ministria e Energjisë dhe Minierave të Perusë, incidenti është aksidenti më vdekjeprurës në një minierë të vetme që nga viti 2000.
Në vitin 2022, 38 persona u vranë në aksidente minerare në të gjithë vendin, duke theksuar shqetësimet e sigurisë në sektorin e minierave të Amerikës Latine.
Viti më vdekjeprurës në Peru ishte viti 2002, kur 73 persona humbën jetën në aksidente të ndryshme në miniera.



