Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus”, mendon që Presidenti Donald Trump me vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, po mbron interesat e SHBA-ve. Sipas tij Trump ka filluar me shkundje të fortë, në kuadër të “Golden Age”, ku po ndodh një përmbysje e madhe. Gazetari thekson se tarifat do të prekin edhe BE-në, vendet e të cilës kanë ndërtuar shtetin e mirëqenies duke u mbrojtur nga SHBA-ja.
"Trump ka filluar me shkundje të fortë dhe kjo pritej, me atë që e quan ‘Golden age’. A do të ketë luftë tregtare? Trump ka thënë që nëse Kanadaja dhe Meksika përgjigje me tarifa, unë do t’i rris përqindjet e tarifat ndaj tyre. E majta sulmon duke thënë që mund të kalojë pesha te konsumatori amerikan. Trump ka thënë që mund të ketë dhimbje, por s’mund të lëmë vendet që të përfitojnë nga ndej. Deficiti tregtar me Kanadanë shkon 300 miliardë, me Meksikën po ashtu, edhe me BE-në, do të fillojë luftë edhe me ta.
Trump po mban premtimin që ka dhënë në fushatë. Trump nuk tërhiqet. Por kjo s’do të thotë që në një moment të caktuar, ai ta quajë fitore politikën e tarifave, dhe të bëjë një tërheqje pas. Vdesin 100 mijë amerikanë në vit nga drogat që vijnë nga Meksika, por ka edhe nga Kanadaja. Duhet të marrin masa edhe ata, të bllokojnë kufirin ndaj SHBA-së. E fortë do jetë kur të reagojë me BE-në.
Trump është i zgjuar dhe u thotë që për prodhimet e prodhuara në SHBA s’do vendos tarifa. S’është logjike që SHBA të blejë 1 miliard dollarë djath në vit nga Kanadaja. Trump thotë që Kanadaja ekziston nga këto miliarda që vijnë nga SHBA, dhe mbrojtja ushtarake. Trump po zbaton të gjithë atë të projektit 20-25, që është baza e revolucionit konservator republikan, që është sigurimi i kufirit, çlirimi i energjisë të ekonomisë, çmontimi i deep state dhe përmirësimi i arsimit.
Kam frikë se Kanada dhe Meksika do ndjekin modelin e Presidentit të Panamasë. Nëse vazhdojnë tarifat 1 muaj në Meksikë bie qeveria. Meksika dhe Kanadaja do orvaten të prodhojnë në Amerikë. Është tregu që vendos. Kryeministri në ikje Trudeau tha që kanë investuar 1 miliard dollarë për të ruajtur kufirin, masat kanë filluar të merren. Nëse Meksika do ta bëjë të njëjtën gjë, Trump është me logjikë. Meksika s’është vend aleat, është vend me Amerikën. Trump ka të drejtë të bëjë ndaj karteleve t’i ekzekutojë ushtarakisht".
Papa theksoi që pritet të vendosen tarifa edhe ndaj BE-së.
“Trump do të shkojë edhe atje, Europa ka ndërtuar shtetin e mirëqenies në kurriz të amerikanëve. Amerika i mbron dhe ata s’harxhojnë 2 për qind të GDP-së. Trump s’ka shumë dashamirësi me BE-në. Trump mbron interesat e amerikanëve”.



