94 sekretare padi për pagat, Mërtiri: Nuk ndryshon prej 17 vitesh, punojmë për 40 mijë lekë të reja (VIDEO)

94 sekretare padi për pagat, Mërtiri: Nuk ndryshon prej 17 vitesh, punojmë për 40 mijë lekë të reja (VIDEO)

Avokati Julian Mërtiri në një intervistë për MCN ka komentuar lidhur me padinë për pagat e 94 sekretarëve të cilët kërkojnë rishikimin e ligjit dhe kushte financiare më të mira.

Mërtiri e ka konsideruar këtë një rebelim të një të drejte të mohuar sa i përket pagave të gjyqësorit. Ai tha se KLGJ i ka mundësitë për kategorizimin e kancelarëve, ndërsa theksoi se prej 17 vitesh paga e tyre nuk indeksohet dhe se ata janë duke punuar me një rrogë minimale prej rreth 40 mijë lekësh të reja.

Në rastin konkret bëhet fjalë për një padi të sekretarëve gjyqësor të shkallës së parë për mohimin e të drejtës së tyre të përfitimit të pagës, e drejtë që nga 2020 nuk respektohet dhe nuk zbatohet nga këshilli i lartë gjyqësor. Ligji ka hyrë në fuqi në 2016 dhe në dispozitat e ligjit parashikoj dispozita për trajtimin e nëpunësve ligjorë sipas pagave që marrin nëpunësit civil. Në 2020 kjo parashikonte që KLGJ të bënte kategorizimin e kancelarëve sipas statusit të nëpunësit civil dhe marrja e pagave sipas meritës, por arsyetimi që ata paraqesin është pamundësia dhe ne këtë se pranojmë sepse KLGJ i ka të gjitha mundësitë për kategorizimin e kancelarëve e cila përcaktohet në varësi të ngarkesës që ka secila gjykatë.

Më tej ai shton se KLGJ prej dy vitesh duhet ta kishte kryer këtë, pasi sipas tij ishte parashikuar të zbatohej që në 2020 dhe KLGJ që nga ai moment se ka kryer këtë kategorizim.

Kjo është cenim i të drejtave sepse bëhet fjalë për ata persona që po përballojnë një punë të madhe në gjyqësor, ndërkohë që pagat nuk kanë ndryshuar që prej 17 vitesh dhe bëhet fjalë për paga minimale rreth 30-40 mijë lekë të reja. KLGJ duhet ta kishte bërë këtë kategorizim dhe tu kishte dhënë mundësi sekretarëve për pagat. Aktualisht jemi ende në një ecejake, pra ne jemi ende në pritje të gjykimit në shkallën e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy