Zeka: Rama të tregojë pse nafta është më shtrenjtë, kur Kosova derivatet i merr në Shqipëri (VIDEO)

Zeka: Rama të tregojë pse nafta është më shtrenjtë, kur Kosova derivatet i merr në Shqipëri (VIDEO)

Gazetari Milaim Zeka, thotë se protestat paqësore që po mbahen në Tiranë, janë munduar ti shndërrojnë në protesta gjoja të organizuara që shkojnë në favor të Vladimir Putin dhe Rusisë.

Ai u ndal te deklarata e  Kryeministrit Edi Rama që tha diçka të tillë, por se një gjykim i tillë është fyerje dhe poshtërim për gjithë ata njerëz të varfër që po përjetojnë krizë ekonomike.

Këto protesta duhet të ndodhnin shumë më herët. Në kohë lufte duan të hanë dhe punë, kanë dhe dasma dhe gëzime. Gjuhë e ashpër e Kryeministrit dhe ministrave të tij, është e dënueshme. Në Kosovë, u frenua rritja e çmimeve nga organet shtetërore të Kosovës dhe kemi një kontroll shumë më të madh nga abuzimet e çmimeve. Çmimi i naftës është 1.5 euro, kur dihet që ne derivatet i blejmë në Shqipëri. Si ka mundësi që në Kosovë është më lirë kur derivatet i blejmë në Shqipëri? Edi Rama duhet të japë shpjegim. Qeveria e Kosovës po e menaxhon shumë më mirë krizën, sepse Kryeministri po merr masa përmes mekanizmave të shtetit që të ndalojnë abuzuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy