Konflikti Izrael- Palestinë/ Papa Françesku: Izraelitët dhe palestinezët duhet të jetojnë në dy shtete

Konflikti Izrael- Palestinë/ Papa Françesku: Izraelitët dhe palestinezët duhet të jetojnë në dy shtete

Papa Françesku në intervistën e gjatë me drejtorin e emisionit të lajmeve të RAI1, Gian Marco Chiocci ka folur lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë për të cilin u shpreh se asgjë nuk zgjidhet me luftë, pasi ajo është një disfatë.

Çdo luftë është një disfatë. Asgjë nuk zgjidhet me luftë. Asgjë. Gjithçka fitohet me paqe dhe me dialog. Në luftë një shuplakë sjell tjetrin. Njëra e fortë dhe tjetra edhe më e fortë dhe kështu vazhdon. Lufta është një disfatë.

Ai tha se duhet një zgjidhje e mençur dhe për Papën kjo nwnkupton se: “Izraelitët dhe palestinezët, janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”.

Ai theksoi se luftërave dhe konflikteve aktuale mund t’u jepet fund përmes mençurisë dhe ndjenjës së humanizmit.

Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy