Kikia: Nuk ka të dhëna që projekti i inceneratorëve quhet ‘aferë’. Nuk ka nevojë të kontrollohet banesa e Ahmetaj, letrat e firmosura janë në zyrë, jo në shtëpi

Kikia: Nuk ka të dhëna që projekti i inceneratorëve quhet ‘aferë’. Nuk ka nevojë të kontrollohet banesa e Ahmetaj, letrat e firmosura janë në zyrë, jo në shtëpi

Dosja voluminoze e SPAK ndaj ish-ministrin Arben Ahmetaj, e heton atë për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Lidhur me këtë dosje, analisti Mentor Kikia në MCN live, thotë se ajo çfarë dimë nga kjo dosje është fakti se projekti i inceneratorëve nuk konsiderohet ende si një aferë. "Prokuroria ka në dorë një dosje shumë komplekse dhe nga çështja e z.Ahmetaj pamë që ishte një dosje mjaft voluminoze, që duhen parë, verifikuar etj. Por nëse do duam të shikojmë me sy kritik dosjen hetimore, ajo që bie ne sy është fakti se Ahmetaj akuzohet për korrupsion dhe nuk akuzohet për shpërdorim detyre. Dhe korrupsioni bazohet se ky ka marrë ryshfet nga pronarët e inceneratorëve, në formë parash, transaksionesh, pronash, vilash, pagesë biletash, hotelesh, dhe mbetet pa përgjigje fakti se pse ja dha Ahmetaj, këtë ryshfet, çfarë përfituan ata në këmbim të ryshfetit. Në dosje hidhet informacion dhe nuk e di nëse është strategji, që ka të bëj me procedurat e ndërtimit të projektit të inceneratorëve dhe në fund ky është thelbi i gjithë i asaj që quhet aferë, sepse nëse shikon akuzat ndaj ish-ministrit të Mjedisit, ndaj z. Ahmetaj, këtu akuzohen personat dhe nuk kemi ende të dhëna që të mund të konsiderohet projekti i inceneratorëve si një aferë. Ka një pasazhe në dosje ku thuhet që inceneratorët janë projekte që financohen nga paratë publike dhe si të tilla ato do duheshin ti nënshtroheshin edhe tenderit të hapur ndërkombëtar , por u bë me prokurim të drejtpërdrejtë. Në fakt vetëm kjo fjalë është thelbi i aferës së tërë inceneratorëve. Një projekt i madh me para publike por qe u bë më prokurim të drejtpërdrejtë., por u zgjodhën këta tre aktorë të cilët e kishin ngritur këtë projektin e madh dhe për këtë akuzën nuk ka asnjë zyrtarë. Kontrollin e fundit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e të afërmve të Ahmetajt, si dhe në banesën e tij në Tiranë dhe në Gjirin e Lalzit, gazetari Kikia, e sheh si të panevojshme në momentin e tanishëm, sepse sipas tij, letrat e firmosura janë në zyrë e jo në shtëpi. "Kontrolli i fundit në banesën e Ahmetaj mua më duket vijim në të njëjtën linjë për të gjetur ende, nëse do duan të shikojnë implikimin e tij në aferën e inceneratorëve nuk kanë nevojë të kontrollojnë banesën, kanë nevojë për të parë letrat që ka firmosur dhe letrat nuk janë në shtëpi, janë në zyra. Nëse ai ka marrë ryshfet se i ka ofruar në këmbim të tyre lehtësi apo nisma ligjore, këtu është shkelja, deri tani është një zyrtar i korruptuar që ka marrë ca ryshfet".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy