Gjoka: Shtimi i borxhit publik, i pashmangshëm. Parashikoj kriza më të forta në të ardhmen

Gjoka: Shtimi i borxhit publik, i pashmangshëm. Parashikoj kriza më të forta në të ardhmen

Anëtari i Kryesisë në Dhomën e Biznesit të Diasporës Gjin Gjoka duke folur në “Mcn Economy” tha se është i pashmangshëm rritja e borxhit publik në situatën aktuale.

Gjoka tha se nuk i pëlqen marrja e borxhit për të shlyer borxhin, pasi është si kredi mbi kredi.

Mikro është fikse, makro është interpretim. Borxhi publik futet te makro dhe ne kemi një interpretim. Nëse flasim për kohët e dy qeverive, në 2013-ën kemi pasur një borxh të asaj kohe, duke llogarit inflacionin që ishte në vendet e Europës, botës së tretë, siç është edhe Shqipëria. Është shumë e lehtë të bëjmë një krahasim mes 2013 dhe 2021-2022, por është shumë e vështirë të pranojmë krahasimin. Vetë situata ekonomike botërore, vet tranzicioni, si tërmetet, lufta, projektet në rrugë të pambaruara, rritja e çmimeve, mungesa e fuqisë punëtore, shtimi i fondet për nevojat e punëve publike kanë arritur që të kemi një borxh në shtim. Nuk mund të bëjmë krahasime të sakta për t’i thënë një flamur 2013-ës dhe për të dhënë një flamur negativ në gjysmështizë 2022-shin. Nëse një metër rrugë para 12 vitesh duhej të bëhej me 2,1 milionë euro, sot duhet të bëhet me 12 milionë euro. Nuk dua të futem fare te abuzimet financiare, por në rritjen e çmimeve, rritjen e lëndës së parë, krahut të punës.  Është i pashmangshëm shtimi i borxhit publik. Tre janë faktorët në lidhje me borxhin publik. Është borxhi i parë për nevojat emergjente të shtetit, që urojmë të mos marrim për paga, nevoja e dytë për projekte afatgjatë në investime hidrocentrale dhe rrugë, dhe e treta është për shlyerje borxhi. Edhe këtë s’kam dëshirë ta dëgjoj sepse të marrësh borxh për të shlyer borxh, jam kundra, është si kredi mbi kredi. Situatat e rënda të luftës në Ukrainë, tërmeteve që kaluam, pandemia që ka ndryshuar të gjitha format e financimeve që nga Wall Street deri në ekonomitë më të vogla të financave në Shqipëri. Çdo njeri është detyruar për t’iu drejtuar borxhit sadopak”.

Sa i takon inflacionit, Gjoka tha se ai po rëndon xhepat e shqiptarëve, por vuri në dukje se jemi një popull i mësuar me kriza. Gjoka tha se duhen krijuar mundësi për investime të remitancave në vend dhe u shpreh pro amnistisë fiskale. Ai parashikoi kriza edhe më të forta në të ardhmen.

Përzgjedhja e performancës dhe investimit të borxhit është një shkencë në ekonomi. Nëse marrin fond për të shlyer borxh, jemi të humbur dy herë. Borxhi publik është shumë i shenjtë. Nuk është duke e marrë thjesht një ministër finance apo kryeministri, por është borxh për frymë popullsie. Ne kemi një inflacion goxha të rëndë që po rëndon xhepat e shqiptarëve, nga shërbimet publike, private, shërbimet bankare, nga ndërtimet, etj. Po shkon pothuajse në 32-36 për qind rritja e çmimeve. Megjithëse ne jemi një popull i mësuar me kriza, që menaxhojmë kriza. Sepse e pamë çfarë ndodhi në Francë. Te ne duke pasur krizë pas krize, ne jemi të mësuar. Por duke munguar fuqia punëtore, duke u rritur krahu i punës, rritja e çmimeve të shportës, rëndon shumë xhepat. Remitancat duhen respektuar shumë dhe duhen krijuar mundësitë financiare që të investohen në biznese. Pa përmendur amnistinë fiskale, që jemi në një kohë kur është e nevojshme për t’u bërë sa më shpejt.  Unë parashikoj kriza edhe më të forta në të ardhmen, duke parë edhe mungesën e fuqisë punëtore, rënien e prodhimin, pak ka qenë rënie e eksporteve, ndikojnë të gjitha në buxhet dhe të ardhura, vjelje taksash dhe shtim të borxhit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy